Keto janë “trimat” e Kamzes

619
0

Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda janë dy autorët e grabitjes që rezultoi me një vrasje dhe një plagosje dy ditë më parë në Kamzë.

Policia i ka arrestuar ata gjatë orëve të para të ditës së sotme duke gjetur edhe armën e krimit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ka qenë Vladimir Kurti ai që qëlloi mbi Agim Bucin dhe bashkëshorten e tij.

Plumbi ishte fatal për Agimin pasi e mori në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në momentin e arrestimit, Kurti ka deklaruar se nuk donin të vrisnin njeri dhe se armën e kishin marrë për të trembur pronarët e biznesit