7.5 C
Tirana

Kërkon t’i dhurojë pronën të birit, tatohet 6 mln lekë..

Date:

Share:

Zyra noteriale sqaroi se duke iu referuar tarifave për shërbimet noteriale zotit Fatmir i duhet që të paguajë 490 mijë lekë të vjetra për të bërë akt dhurimin. Por problemi është kur dokumentat dorëzohen në Hipotekë që I duhet të paguajë 6 mln lekë.

Por BOOM iu drejtua edhe Dhomës Kombëtare të Noterisë, ku nënkryetari Fatmir Laçej sqaroi se për të bërë shitje apo dhurim të një prone personi tatohet me vlerën 15%.

“Ka shumë prindër apo vëllezër e motra që duan të dhurojnë tek familjarët e tyre prona. Sot me dispozitat në fuqi  si shitja ashtu edhe dhurimi tatohen me vlerën 15% . Nuk ka dallim mes shitjes dhe dhurimit. Dhurimi brenda famjljes është i tatueshëm si t’ia dhurosh dikujt jashtë familjes.  Mjeti i fundit ligjor në favor të tyre është testamenti. Por ka ngerçin e tij pasi në dispozitat ligjore për trashëgiminë kemi nenin 379 i kodit civil që bën fjalë për rezerven ligjore ku asnjë nga trashëgimtaret  nuk mund të cënoj dëshiren e trashëgimlënësit.  Per fat të keq vullneti i fundit i tij nuk realizohet pasi ky testament nesër ështe totalisht i atakueshem nga trashëgimtarët e tjerë të kësaj familje”, tha Fatmir Laçej nenkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterisë.

Shqetësimin e zotit Fatmir Muka BOOM e përcolli edhe tek Ministria e Financave tha mori këtë përgjigje:

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” ka parashikuar tatimin në masën 15 % për të ardhurat personale të realizuara nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme nënkupton shitjen e pasurisë së paluajtshme nëpërmjet kontratës së shitjes, si dhe dhurimin e pasurisë së paluajtshme nëpërmjet kontratës së dhurimit.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” nuk ka parashikuar përjashtime nga ky tatim, që do të thotë se edhe kontratat e dhurimit janë subjekt i llogaritjes së tatimit, si në rastin e kontratave të shitjes.

Pra, duhet që të ndryshojë ligji “Për tatimit mbi te ardhurat” ku të parashikohen përjashtime për kategori të caktuara dhurimesh të pasurive te paluajtshme në mënyrë që personi i interesuar në fjalë të përfitojë mospagim tatimi.

Në proces hartimi dhe miratimi është Udhëzimi për zbatimin e ligjit aktual në fuqi në lidhje me tatimin mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pasurisë së paluajtshme, por Udhëzimet nuk mund të parashikojnë përjashtime nga tatimi, pasi ato janë atribut i ligjit.

Shiko videon pas minutes 12:

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.