Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar – 1.6 mln vende të lira pune, trendi do të rritet dhe në vitet e ardhshme

Çdo kompani gjermane ndeshet me vështirësi në plotësimin e pozitave që kërkojnë një forcë pune të kualifikuar sipas një studimi nga Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).

Pothuajse gjysma e 24 mijë kompanive të anketuara u shprehën se mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani filloi të ndikojë në aktivitetin e tyre, ndërsa vetëm pa më shumë se një e treta e tyre u përgjigjën në këtë mënyrë një vit më parë.

Sektorët e ndërtimit, logjistikës, gastronomisë dhe kujdesit për pacientët veçanërisht ishin edhe më të prekurit, sipas studimit, i cili paralajmëroi se kjo mund të ketë një efekt të kundërt në investime dhe rritjen ekonomike.

Shoqata shoi më tej se sipas llogaritjeve të saj, aktualisht ka 1.6 milionë vende të lira pune për punëtorët e kualifikuar dhe se trendi do të rritet në vitet e ardhshme.

Kreu i saj, Ahim Derx, tha se një nga arsyet për deficitin është ndoshta faktori demografik në Gjermani, ku normat e lindjeve janë një nga më të ulëtat në botë. Ai shtoi më tej se emigracioni nga vendet e tjera të Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit ka ndihmuar ndjeshëm në përmirësimin e situatës.

Po ashtu, sipas tij edhe emigracioni nga vendet jo anëtar të BE-së, duke përfshirë edhe ata që i drejtohen Gjermanisë në këtë krizë refugjatësh, gjithashtu mund të ndihmojë në mbushjen e hendekut./G.D/SCAN

- Advertisement -

“Amerika është punë-shtëpi”, Pas 17 vitesh në Amerikë, kthehet në atdhe: Këtu bëj 15 herë pushime në vit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar në Sarandë një takim me sipërmarrës të cilët kanë zgjedhur të kthehen nga emigrimi...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.