Keni harruar fjalëkalimin në portalin e-Albania? Ja si duhet te veproni!

2919
3

Rreth 90% e kërkesave dhe shqetësimeve sa i takon platformës e-Albania lidhen me harrimin e fjalëkalimit apo përgjigjen e pyetjes së sigurisë. Dikur duhet t’i shkruaje [email protected] për ndihmë në mënyrë që të ndryshoje fjalëkalimin por tashmë e gjithë kjo odise merr fund dhe gjithsecili mund ta vendosë vetë një fjalëkalim të ri duke ndjekur një procedurë të thjeshtë, njësoj sikurse me llogarinë në rrjetin social ‘facebook’.

Menyra e re në e-Albania teksa me procedurën e ndryshimit të fjalëkalimit e treguar me video.

Keni harruar fjalëkalimin e llogarisë tuaj në portalin e-Albania🤦🏻 Nuk ju kujtohet as përgjigjja e pyetjes së sigurisë🤔Mos u shqetësoni!

📲Ju mund të rivendosni një fjalëkalim të ri brenda dy minutave duke ndjekur udhëzimet në videon e mëposhtme📳

Për çdo pyetje apo kërkesë për asistencë, lutemi të na kontaktoni në adresën tonë të asistencës ndaj qytetarit📧[email protected]

“Janë me mijëra çdo ditë e-mailet në adresën tonë [email protected] dhe asistohen gjithashtu me mijëra qytetarë, çdo ditë.

90% e kërkesave dhe shqetësimeve lidhen me harrimin e fjalëkalimit apo pyetjen e sigurisë në e-Albania. Tashmë kjo merr fund!

Nuk keni pse t’i shkruani e-mail kujt e të prisni fjalëkalimin por mund ta vendosni vetë në çast një fjalëkalim të ri duke ndjekur udhëzimet si në videon e mëposhtme.

Na ndiqni ne Facebok per me shume video ose beni Subscribe ne Youtube