“Keni edhe 4 ditë afat”/ Qeveria nxjerr njoftimin: Gjobiteni, nëse nuk…

2379
0

Mbi 82 mijë individë kanë edhe një javë kohë për të plotësuar deklaratën vjetore të të ardhurave, pasi 30 prilli është afati i fundit për kryerjen e pagesës.

Sipas Qeverisë Rama, detyrimin për plotësimin e saj e kanë 13.500 të punësuar me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër rreth 69 000 persona i përkasin të dypunësuarve. Plotësimi i deklaratës së të ardhurave nga tatimpaguesit kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes së Tatimeve. 

Pas 30 prillit, kushdo që nuk ka arritur ta plotësojë në kohë atë ose e plotëson me të dhëna të pasakta do të gjobitet në masën 5 mijë lekë.