DYNDJE per Viza në Ambasadën Amerikane pas shpalljes së Vizave 10-vjeçare, KIM bën njoftimin e rëndësishëm

877
0

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Amerikane në Tiranë ka patur një fluks të madh aplikimesh për viza, pas njoftimit për zgjatjen e afatit të tyre nga 3 në 10-vjet.

Ambasadorja Yuri Kim thotë se stafi konsullor po punon për të ulur sa më tepër kohën e pritjes, ndërsa shton se personat që aplikojnë për raste emergjente si trajtim mjekësor apo programe studentore, të kërkojnë përpunim të përshpejtuar gjatë aplikimit.

Njoftimi i Ambasadores Kim:

Pas shpalljes së vizës 10-vjeçare amerikane për Shqipërinë dhe lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit për COVID, ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është zhgënjyese dhe ekipi ynë konsullor po punon shumë për të ulur kohën e pritjes.

Në rastet e urgjencës së vërtetë (për shembull, trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar kur aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në [email protected] PASI të aplikoni për të kërkuar përshpejtim.