Mbyllet Plazhi i njohur. Toka publike do ti jepet privatit për qe te ndërtoje resort

495
0

Jepet për 30 vjet me konçension Plazhi i Gjeneralit.

Një nga plazhet më të ‘lakmuara’ në Shqipëri, ai i Gjeneralit në Kavajë, do të mbyllet për pushuesit vendas dhe të huaj. Arsyeja është se qeveria shqiptare ka vendosur t’ia japë një biznesmeni kompania e të cilit, me vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike, ka arritur të marrë 635 mijë metër katrorë tokë publike, apo thuajse të gjithë zonën që njihet si Plazhi i Gjeneralit.

Kjo kompani është shpallur “investitor strategjik” nga qeveria dhe do të ndërtojë një resort turistik në plazh me vlerë 50 milionë euro dhe të ketë në përbërje hotele, vila (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe, hapësira për aktivitete. Ndërkohë që statusi i investitorit strategjik i jep biznesmenit të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike.