I pari në rajon, Rama ndan lajmin e mire me shqiptaret: Do të nisë prodhimi i ..

2375
0

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë prodhimi i energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës.

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.

Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike”, shkruan Rama, ndërsa bashkëngjitur ka shpërndarë edhe disa foto.