“I ra deres por nuk ia hapi askush”, Hoxha befasohet kur gjen zarfin me 500 euro, ja cfare kishte te shkruar

137
0

Imami i xhamisë së qytetit të Klinës, Blerim Musliu, ka gjetur një zarf me 500 euro te dera e shtëpisë së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Imami përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se dera trokiti, por kur e hapi nuk pa askënd përveçse zarfit.

“Zarfi që fshihte sinqeritet dhe përgjegjësi

Në një ditë të zakonshme Ramazani, jo rrallëherë troket dera nga njerëz të ndryshëm, që nga ata që kërkojnë këshilla e porosi, e deri tek ata që kërkojnë ndihmë për nevoja të caktuara.

E kur sot trokiti dera, mendova se do të jetë një trokitje e tillë.

Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro.”

Më tej, Imami tregon se bashkë me zarfin gjetie dhe një letër në të cilën thuhej se 400 euro duhet t’i jepte për bamirësi për njerëzit në nevojë, ndërsa 100 euro janë të destinuara.

“Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë. E një emocion edhe më i veçantë ishte ai që në thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush jam.

Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë.

E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësve.

Zoti na gëzoftë ditën kur do të takohemi me Të!”, shkruan Musliu në Facebook.