“Ju shkruaj t’ju jap disa info të vërteta” Rrëfimi i kushërirës së Xhulianos: E ka fajin i ati, është një qen i fëlliqur

504
0

E premtja nuk ka qenë një ditë e qetë në Fier, pasi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve solli vdekjen e 20 vjeçarit Xhuliano Sollaku dhe plagosjen e 35 vjeçarit Arben Muço, tronditi opinionin publik.

Teksa të gjtihë kanë shpëtthyer në kritika për 20 vjecarind he familjen e tij, për shkak të mënyrës së jetesës, ka pasur edhe një reagim nga njëri i afërt i Xhulianos.

Kushërira e tij është shprehur se në fakt tërë fajin e ka i ati i Xhulianos.

Reagimi i plotë:
Përshëndetje , ju shkruaj si një e afërme e Xhuljanos që t’ju jap disa info të vërteta. E para e punës Xhuljano nuk ka jetuar me gjyshen për vite me radhë siç thuhet, por ka rreth një javë që po rrinte me të pasi e ëma kishte ardhur në Greqi. Dhe për të gjithë ata që thonë se ka faj e gjithë familja janë shumë gabim. Ka faj vetëm i ati i tij i cili është një qen i fëlliqur edhe ndodhet në burg në Greqi. Ka hyrë aty më shumë se tre herë,- ka thënë ajo për JOQ.

“Nëna e Xhuljanos është një zonjë grua, ajo dhe motra e Xhuljanos janë përpjekur gjithmonë ta çojnë në rrugë të drejtë por mesa duket kanë dështuar. Shembull të mirë nga babai s’kishte dhe shoqëria e keqe e ndikoi.Përkrahja dhe dashuria e babait që është e domosdoshme për rritjen e një fëmije të suksesshëm mungonte. Çfarë prisni ju tani? Nuk po e them se jam familjarja e tij por nuk e meritonte të vdiste! Por shqiptarët kanë një urrejtje të jashtëzakonshme për njëri-tjetrin pa i ditur historinë e jetës.