“Ju kërkoj falje të gjithëve” Rama del ‘kokë ulur’ para mediave: I bëj thirrje urgjente Prokurorisë të nis hetimet…

273
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për skandalin që ndodhi dje me publikimin e pagave dhe kartat ID.

“Ndjese te gjitheve! E kemi rritur ndërveprimin me qytetarët por sot duke pas parasysh ngjarjen e daljes së rrogave në kanalet e komunikimit, e kam shumë të qartë që nisma do të humbte në vemendjen tuaj dhe opinioni publik do të dijë qëndrimin tim dhe të qeverisë mbi cështjen.

Sot ju kemi ftuar për të folur për ngjarjen e qarkullimit të të dhënave me pagat, njerëzit janë shqetësuar me të drejtë për ndërhyrjen në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht, uroj dhe shpresoj që organet ligjzbatuese ta kryejnë hetimin me gjithë kapacitetet dhe nga ana tjetër dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështire të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar, është për të krijuar konfuzion dhe destabilitet.

Duke marrë parasysh dhe foltoret në Kuvend kjo përpjekje sdo jetë e fundit. Thirrja ime për prokurorinë është të hetohen të gjithë inspektorët e tatimeve, aat që aktualisht punojnë apo të tjerë që janë larguar nga ky sistem në periudhën nga nxjerrja e të dhënva deri sot. Por hetimi deri te ata qe dalin e flasin nëpër foltore”, tha Rama.