Jo më 14 ditë karantine, Italia ndryshon rregullat udhetimit, hiqet edhe rregulli i..

5782
0

Italia ka reduktuar regjimin e karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë si dhe ka eleminuar rregullin e 2 tamponëve me rezultati negativ për të dalë nga karantinimi.

Prej ditës së nesërme do të mjaftoje një tampon i vetëm me rezultat negativ për të dalë nga regjimi i izolimit, njofton gazetarja e RTV Ora në Itali, Alba Kepi.

Siç raporton ajo, është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Romë mbledhja urgjente e Komitetit Tekniko-Shkencor ngritur  pranë qeverisë Conte mbi pandeminë, me pjesëmarrjen e Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza.

Komiteti tekniko-shkencor vendosi reduktimin e kohës së karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë për persona pozitiv Covid 19, me simptoma apo pa simptoma. Në përfundim të kësaj periudhe ata duhet të kryejnë vetëm një tampon që të vërtetojë negativitetin për të dalë nga karantimi.

Po 10 ditë është vendosur koha e izolimit me besim për të afërmit e tyre që per momentin nuk kanë rezultuar të infektuar.

Do të duhen 21 ditë izolim për personat që  tamponi i kryer pas 10 ditësh karantinim është akoma pozitiv.