E pazakonte/ Kim Jong-un në lot, i kërkon falje popullit te tij për..(Video)

Ne nje dalje te pazakontë, Kim Jong-un shfaqet duke i kerkuar njese popullit te tij dhe duke nxjerre lote gjatë ceremonise se 75-vjetorin e Partisë Popullore në pushtet, ndërsa lideri autoritar bëri një apologji të rrallë për dështimin e tij në udhëheqjen e vendit gjatë krizës së koronavirusit.

Gjatë paradës madhështore të mbajtur në fundjavë, Kim u pa teksa fshinte lotët, çka sipas analistëve, sugjeron trysninë gjithnjë e në rritje ndaj regjimit të tij.

“Populli im më ka dhënë besim, deri në lartësinë e qiellit dhe thellësinë e detit, por unë jo gjithmonë kam arritur të përmbush të gjithë nevojat e tij. Më vjen shumë keq”, tha Kim Jong-un.

Ndërsa, parada në kryeqytetin Penian përfshinte ekspozimin e raketave të reja balistike ndërkontinentale dhe artilerive të tjera të rënda, analistët thonë se Kim e përdori një pjesë të madhe të fjalimit të tij për t’u solidarizuar me popullin koreano-verior që po vuan një krizë të thellë ekonomike.  

Gjatë mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë, tregtia e Koresë së Veriut me partnerin kryesor Kinën, ra drastikisht edhe pse Peniani thotë se kanë regjistruar asnjë rast me Covid-19.

Sanksionet ndërkombëtare shumëvjeçar si kundërpërgjigje e programit bërthamore dhe dëmet e shkaktuara nga katastrofat natyrore e kanë vështirësuar tej mase situtatën ekonomike në vend.

- Advertisement -

Koincidenca fatale e familjes në Pogradec/ 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend ku vdiq dhe djali...

Një koincidencë fatale e ka ndjekur familjen ‘Mimimi’ në Pogradec. Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e...

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.