2.5 C
Tirana

Jeto në Islandë falas, udhëto nëpër botë me shoqen/shokun, merr $4,000 në muaj: Puna e ëndrrave

Date:

Share:

Jeto në Islandë falas, udhëto botën me shoqen, merr $4,000 në muaj: Puna e ëndrrave

Vera është afër. Shumë prej nesh po planifikojnë pushimet që do të thotë po planifikojnë si të prishin kursimet. Ju mund të tregoheni më të zgjuar dhe paguheni për të pushuar.

Linja ajrore Wow Air është në kërkim të dy shokëve a shoqeve të ngushta që duan të udhëtojnë botën bashkë këtë verë, të bëjnë foto dhe video dhe të paguhen për gjithë këto.

Aplikimet u hapën më 23 prill dhe të gjithë mund të aplikojnë deri më 14 maj. Në faqen zyrtare thuhet se kërkojnë “një dyshe argëtuese që mendon gjëra të mëdha.”

Aplikantët e përzgjedhur do të shpërngulen në Islandë nga 1 qershori deri më 15 gusht, ku do të marrin pagesa mujore dhe do të jetojnë në një apartament në qendër të Rekjavikut. Dyshja fituese do ta përdorë apartamentin si bazë nga i cili do të nisen për udhëtime në Europë, Amerikën e Veriut dhe gjithë Islandën.

Fituesit madje mund t’i zgjedhin vetë vendet që duan të vizitojnë.

Secili udhëtar do të paguhet $4,000 për muaj si shtesë e apartamentit, transportit dhe tureve të mbuluara. Shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit kur dyshja të udhëtojë në shtete të tjera do të mbulohen gjithashtu nga linja ajrore.

Dyshes fituese do t’i kërkohet të dokumentojë udhëtimet me anë të videove të shkurtra dhe duke shkruar këshilla udhëtimi për lexuesit e blogut. Gjithçka do të filmohet, fotografohet dhe shkruhet gjatë verës nga aplikantët e suksesshëm do të publikohet në faqen zyrtare të Wow Air.

Për të aplikuar, duhet të filmoni një video guidë dy minutëshe të qytetit tuaj dhe ta ngarkoni në këtë faqe, bashkë me të dhëna të tjera gjenerale. Konkursi është i hapur për të gjithë. Fituesit shpallen më 18 maj.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.