Lajm i keq nga moti, nesër priten reshje shiu. Ja ku

519
0

Sipas sinoptikanëve  nesër (e mërkurë, dt.25.) vetëm në qarkun Kukës priten reshje, por do të jenë lokale dhe të dobëta, parashikon Instituti i Gjeoshkencave.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 11/ 24 °C
Në vendet e ulëta: 11 / 27 °C
Në vendet malore: 9 / 24 °C
ERA

Sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë erë e lehtë.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite dhe nesër pritet nivel “I MODERUAR” rreziku për zjarre në pyje në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër. N? disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetëm n? zona t? lokalizuara, konkretisht: qarqet Shkodër dhe Durrës (pj. Jugperëndimore), Elbasan dhe Berat (pj. perëndimore), Kukës dhe Korçë (pj. qendrore). Në pjesën tjetër të territorit pritet nivel “I ULËT” i rrezikut.