Jeta përrallore e djemve të Ylli Ndroqit/ Me helikopter privat dhe Rolex 10 mijë euro

Yldon Ndroqi është një prej trashëgimtarëve të “perandorisë” së ndërtuar nga i ati Ylli Ndroqi.

Ai është një nga biznesmenët më të pasur në Shqipëri dhe pronar i televizionit informativ “Ora News”.

Emrit e së birit, Ndroqi i ka kushtuar një firmë të tërë mediatike. Ai është gjithashtu babai një tjetër djali të quajtur Redon, ku edhe emrin e këtij të fundit ia ka kushtuar një kompanie për tregtimin e naftës.

Djemtë e një prej personave më të pasur në Shqipëri bëjnë një jetë përrallore.

Megjithëse nuk janë shumë aktivë në rrjetet sociale, në ato pak postime që bëjnë vendosin të reklamojnë të mirat që kanë nga biznesi i gjerë i të atit.

Yldoni është i apasionuar pas orëve të shtrenjta të tipit Rolex ku vetëm një prej tyre kap vlerën e 10 mijë eurove.

Djemtë reklamojnë gjithashtu edhe makinat e shtrenjta të tipit Range Rover dhe Maybach me vlerë të përafërt prej 250 mijë euro secili.

Gjëja e veçantë e koleksionit të mjeteve të shtrenjta që ata posedojnë është edhe helikopteri privat i familjes Ndroqi.

Përsa i përket jetës që ata bëjnë, fotot nga vendet luksoze të cilat vizitojnë, kalojnë çdo pritshmëri.

Pamje piktoreske dhe pishina të gjera vetëm për dy pasanikët e rinj Ndroqi, jetesë kjo që shumë prej fëmijëve të shqiptarëve do të donin ta përjetonin një herë në jetë.

Materialet siguruar nga faqja e njohur në Instagram @RichKidsTirana për promovimin e jetës luksoze të pasanikëve të rinj shqiptarë./joq.al

- Advertisement -

“Kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.