‘Jam këtu për ty’, Fifi viziton Fjolla Morinën në arrest shtëpie, videoja më prekëse e kengetares

462
0

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina ka qenë keto dite në qendër të vëmendjes së mediave. Prej dates 22 shtatori kengetarja po qëndron e izoluar në një apartament në Kukës. Gjykata caktoi për të masën “arrest shtëpie”.

Së fundmi, kengetarja Fifi e ka vizituar Fjollen duke treguar se do t’i qëndrojë pranë dhe në momentet e saj më të vështira. Ajo ka publikuar një video prekëse në Instastory, ku shihet Fjolla duke komunikuar me të bijën, Alayah përmes celularit. Këngëtarja i qesh të bijës dhe mundohet ta argëtojë.

“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi krahas videos. Ndërkohë ajo ka ndarë me ndjekësit dhe një foto me Fjollën, ku shkruan: “Jam këtu për ty!”