Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij te infektuar me koronavirus

317
0

Presidenti Donald Trump si dhe bashkëshortja Melania kane rezultuar pozitiv me koronavirus. Njoftimin e bëri vetë Trump përmes një postimi në Twitter.

“Sot, unë dhe Melania rezultuam pozitiv me Covid-19. Do të vetizolohemi dhe do të nisim procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë së bashku”, shkroi Trump.

Trump ne moshen 74-vjeçare, hyn në grupin me risk të lartë nga koronavirusi, iu nënshtrua testit pasi një prej bashkëpunëtoreve të tij të ngushta u infektua me covid-19.