A do të ndërrohet ora kete vit, ja per cilen date behet fjale

310
0


Ora edhe kete vit do të ndërrohet përsëri, që do të thotë akrepat do të kthehen një orë prapa.

Ashtu siç ka ndodhur deri më tani, edhe këtë vit ora do të ndryshoj të dielën e fundit të tetorit qe i bie me 31 tetor.

Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Në orën 3:00 pas mesnate ora do të kthehet një orë prapa, që do të thotë në atë ditë do të bëjmë gjumë një orë më shumë.