Ja kur pritet te vijë vala e dytë e Koronavirusit

982
0

Fillimisht u mendua se masat e izolimit do të zgjasnin së tepërmi, mbase deri në fund të pushimeve verore. Kështu ishte deri para rreth dy javësh. Mandej, krejt papritmas, moti ndryshoi – si në aspektin atmosferik, ashtu edhe atë metaforik. Kufizimet kanë nisur tani të hiqen në Gjermani, Spanjë, Greqi dhe gjetkë.

Edhe Britania e MAdhe, e cila ka përjetuar numrin më të lartë të infeksioneve dhe humbje te jeteve në Evropë, është duke menduar për “rihapjen e ekonomisë”, bazuar në atë që kanë kërkuar zyrtarët më të lartë gjatë ditëve të fundit.

Në fillim të muajit, India ka zgjatur masën e saj të izolimit për edhe dy javë të tjera, shkaku i shqetësimeve në rritje se nëse vendet i heqin shumë herët kufizimet, bota mund fare lehtë të përballet me një valë të dytë të infeksioneve. Vala e dytë është pak a shumë e pashmangshme. “Ky virus mund të jetë shndërruar në një tjetër virus endemik në komunitetet tona”, ka thënë mjeku Mike Ryan i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference për shtyp të transmetuar drejtpërsëdrejti më 13 mars.

“Ky virus mund të mos zhduket kurrë”. Ryan, drejtor ekzekutiv i OBSH-së për Programin e Emergjencave Shëndetësore, ka aluduar se viruset e tjera, si HIV-i, nuk janë zhdukur asnjëherë. Në vend të kësaj, janë zhvilluar ilaçe që e zbusin ndikimin e tyre dhe populli është mësuar që të bashkëjetojë me ta.

Vetëm pak viruse vd ekjeprurëse, si ai i lisë, janë çrrënjosur tërësisht. Të tjerët jetojnë në komunitete. Disa, si tuberkulozi, rikthehen dhe historia ka treguar se vala e dytë e një pandemie mund të jetë akoma më e rëndë se e para. I tillë ishte rasti me pandeminë e gripit spanjoll të 1918-s, i cili vazhdoi të rishfaqej derisa nuk u dorëzua më 1920. Andaj, a do të duhej të ishim më të duruar? A do të duhej t’i vazhdonim izolimet?