Ja 10 shtetet kryesore që na furnizojnë me ushqime, Brazili dhe Turqia bëjnë “namin”

Shqipëria ka importuar produkte agro-ushqimore gjatë vitit që lamë pas në vlerën e 112.7 miliardë lekëve. TV SCAN ka zbardhur listën e 10 shteteve kryesore që furnizojnë tregun shqiptar të agroushqimit, duke treguar kështu edhe nga orientohet më së shumti konsumit.

Pjesën më të madhe të tregut e zënë produktet italiane, ku vetëm gjatë 2017-ës kanë hyrë në Shqipëri 115 .1 mijë ton produkte me vlerë 18.5 miliardë lekë. Vendin e dytë e zë Greqia me 14.4 miliardë lekë importe, dhe më pas renditet Serbia, Rusia, Turqia, Polonia, Brazili, Gjermania.

Ndër vendet e fundit të listës së 10 shteteve kryesore që furnizojnë konsumatorët shqiptarë, renditen Kosova e cila ka sjellë në treg 3 miliardë lekë produkte gjatë vitit që lamë pas dhe Bullgaria me 2.95 miliardë lekë.

Ndërkaq, janë një sërë shtetesh të tjera që zënë një peshë të rëndësishme në tregun agro-ushqimor shqiptar, me vlera të konsiderueshme importesh, nga 1 miliardë deri në 2.7 miliardë lekë siç janë Austria, Spanja, Ekuadori, Kanadaja, Ukraina, Maqedonia, Holanda, Kroacia, Hungaria etj.

Shqipëria ka një deficit tregtar një këtë sektor që regjistrohet në vlerën e 81.3 miliardë lekë dhe produktet e importit janë ato që dominojnë tregun./SCAN

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.