Italianët “lënë nam”, ikin serish pa paguar nga restoranti, i ati: Do e dërgoj të punojë falas

310
0

Si duket është bërë e “modës” që turistët të hanë vaktin e tyre në restortant dhe të largohen pa paguar faturën. Pas rastit në vendin tonë, ku 4 turistët italianë ia mbathën nga retoranti në Berat pa paguar faturën prej 80 euro, një tjetër rast është shënuar në Maltë.

Me justifikimin e pirjes së një cigareje, grupi i të rinjve u ngritën nga tavolina në një nga restorantet në Msida dhe u larguan.  Fatura 100 euro e turistëve i mbeti lokalit të cilët denoncuan turistët tek autoritetet. Një nga pronarët, një italian, njohu theksin Sicilian të klientëve dhe njoftoi gazetat lokale për të indetifikuar të rinjtë.

Mediat lokale publikuan rastin dhe ishte njëri nga prindërit e të rinjve i cili pavarësisht fytyrave të mbuluara, njohu djalin e tij.

“Ai më telefonoi duke më kërkuar të dhënat e mia për të paguar shumën e duhur”, tha pronari i restorantit për Corriere.  Më tej burri i kishte thënë se i biri ishte penduar menjëherë për veprimin që kishte bërë, madje kishte shpërthyer dhe në lot.

“I thashë se e vlerësoja shumë gjestin e tij, se ishte njeri i ndershëm dhe baba shembullor, por nuk kishte nevojë të shlyente një faturë 100 euro. Por ai vazhdoi të insistonte, ndaj i propozova t’ia dhuroja shumën Arkës, një organizatë në ishullin Gozo që kujdeset për personat me aftësi të kufizuara. Ideja ime i bëri shumë përshtypje dhe në fund më telefonoi duke më njoftuar se kishte dhuruar 250 euro. Ne vetë, në atë moment ne u kthyem në polici dhe e tërhoqëm ankesën”, tha pronari.

Ndërkohë i ati i dalit kishte insistuar duke i thënë se verën e ardhshme do të dërgonte djalin te restoranti të punonte falas, mirëpo kjo ofertë u refuzua nga pronari.