U vra në Itali/ Del autopsia për Klajdi Bitrin. U godit në zemër me shtizë

275
0

Del autopësia e vdekjes së Klajdi Bitrit, i cili u vra disa ditë më parë në Itali.

Mësohet se 23-vjeçari shqiptar ka humbur jetën nga një shtizë peshkimi, e cila i ka dëmtuar mushkrinë dhe zemrën.

Autoritetet thonë se vdekja e të riut shqiptarë ka qenë e menjëhershme, ndërsa goditja ka qenë ballore. Autopsia konkludon se plaga në zemër dhe thellësia e goditjes përputhet me shtizën që gjetën karabinierët, së bashku me pushkën, në momentin kur arrestuan vrasësin algjerian, Melloul Fatah.

I riu shqiptar mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi. Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip ‘Polo’ e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin.