Skip to content

Italia vendos të hapë kufijtë, ja data kur mund të udhëtojmë drejt vendit fqinj

    Italia ka vendosur të hapë kufijtë pas më shumë se 1 vit mbyllje për shkak të pandemisë.

    Autoritetet italiane kanë deklaruar se nga data 15 maj hapet sezoni turistik, dhe çdo person nga e gjithë bota mund të shkojë në Itali.

    Për këtë do të mjaftojë një leje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.

    Lajmi është publikuar nga kryeministri Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë.

    “Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen dhe ne ju mirepresim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian.

    Shpresojme qe hapja te jete pa pengesa per te gjithe qytetaret