Takimi i Ramës dhe Bashës në Rinas, reagon PD

317
0

Sot është perfolur për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Rinas.

Të dy ishin këtë të mërkurë në aeroport ku u takuan me Komisionerin e Zgjerimit.

Por Partia Demokratike e hedh poshtë këtë aludim, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë takim të tillë.

“Nuk ka pasur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, thuhet në reagim.