Italia kercenon me mbyllje te kufijve me Shqiperine

893
0

Shtimi i rasteve me koronavirus në Toskanë te Italise, duket se ka detyruar Presidentin e këtij rajoni të paralajmërojë me bllokimin e fluturimeve nga Tirana.

Enrico Rossi ka kërkuar informacione nga qeveria qendrore italiane, sikundër ka paralajmëruar se do të kërkojë bllokimin e fluturimeve.

Gjatë ditës së sotmë në buletinin e rajonit të Toskanës, janë konfirmuar 17 raste me koronavirus, por 13 u përkasin personave që janë kthyer me avion nga Tirana.

Vetëm në javën e kaluar, numri i personave të kthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana ka qenë 31.

Presidenti i rajonit Enrico Rossi ka kërkuar nga qeveria italiane që t’u japë të dhëna në lidhje me personat që vijnë nga Shqipëria, ose në të kundërt do të marrë masa ekstreme.

“Do të bllokojmë fluturimet direkte nga Tirana”, është shprehur Rossi.

Vetëm pak ditë më parë Italia vendosi të bllokonte fluturimet direkte nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera aziatike.