Shifrat ne rritje/ A rrezikon Shqipëria të përfundojë si Italia? Ja si pergjigjet Brataj

658
0

Me numrat në rritje të të infektuarve, shqetësimi shtohet nëse mund të rimbyllemi sërish.  Por kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë për A2 tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ai konfirmoi se Shqipëria nuk do të shkojë më drejt një mbyllje tjetër. Izolime të pjesshme në qytete apo shërbime të caktuara mund të ndodhin, vetëm nëse sistemi shëndetësor është në prag kolapsi.

“Nuk besoj të kemi skenarin e Italisë, që nga dendësia e popullsisë, mosha, njohja e sëmundjes dhe që nga ajo që po shpresojmë të gjithë. Po bëhen gati dy vaksinat e para pas rezultateve pozitive që kanë dhënë edhe te humanët”, tha ai.