Ditëve te fesketa i erdhi fundi, rryma te nxehta afrikane ne qarkullim, ja sa do te zgjase ..

854
0

Ditëve me reshje shiu do ti vijë fundi kete javë. Ashtu sikundër ndodh në muajin Korrik, në vend do të hyjnë në qarkullim rrymat e nxehta Afrikane.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare në male. Era, gjatë gjithë kësaj jave do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë në tokë. Në brigjet detare e veҫanërisht në bregdetin Jonian, deri ditën e mërkurë era do të fitojë forcë gjatë orëve më të nxehta mesatare e hera herës e vrullshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik temperaturat si në tabelë, do të pësojnë rritjen e tyre më të ndjeshme gjatë orëve të mesditës.