Flet nga Amerika mjeku: Më shqetëson shumë vjeshta, ja çdo të ndodhë

523
0

Një mjek nga SHBA. Dr. Firouz Daneshgari, nga qendra spitalore universitare e Clevelendit ne Ohajo, ka dhënë një intervistë ABC News duke treguar prioritetet e testit të antitrupave në lu.ftën ndaj Covid 19.

Për mjekun me përvojë 35 vjeçare, Covidi ka ngjashmëri me gripin spanjoll, i cili ashtu si koronavirusi, u shfaq me tre etapa, pranverë, vjeshtë, dimër.

“Për fat të keq, zyrtarët e shëndetësisë e krahasojnë me gripin spanjoll të vitit 1917; ai u shfaq me tre etapa (të ngjashme me Covidin), vala e parë në pranverë, e dyta në gusht dhe në afërsi të vjeshtës dhe e treta në dimër. Natyrisht që atëherë nuk kishte fare va.ksinim! Por mua më shqetëson vala e dytë, ajo e vjeshtës! Shqipëria dhe vendet europiane po veprojnë mirë, por ka vende si Irani ku nuk respektohet jeta e qytetarëve, që do të goditen! Lajmi i mirë është që vaksina pritet të dalë deri në fund të janarit 2021”, shprehet ai mes të tjerash.

Por gjithsesi ai është optimist, se testet serologjike, testet e vir.usit dhe shpikja e vaksinës, do t’i japin fund situatës së krijuar nga pandemia.