Skip to content

Italia heq karantinën për vendet e BE, ja çfarë do të ndodhë me Shqipërinë

  • by

Italia ka vendosur që të heqë karantinë për personat të cilët udhëtojnë nga vendet anëtarë të Unionit, Britania e Madhe dhe nga Izraeli.

Për shqiptarët të cilët nuk kanë lejë-qëndrimi italiane dhe pasaporta të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të qëndrojnë në fuqi kufizimet e deritanishme, ku lejohet hyrja vetëm për arsye të veçanta deri ne date 30 korrik.

Duke filluar nga kjo fundjavë, jo vetëm Italia, por edhe Spanja ka nisur të hapë vendin gradualisht. Qeveria spanjolle vendosi që të hapë plazhet, pishinat dhe qendrat e tjera verore për argëtim.

Megjithatë, turizmi ende nuk është hapur plotësisht, pasi shtetet anëtarë të unionit janë në pritje të përfundimit nga Komisioni Europian të pasaportës së vaksinimit që lejon lëvizjen e lirë brenda hapësirës Shengen.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.