Bill Gates në një marrëdhënie me një punonjëse, ja cfarë u zbulua së fundmi..

338
0

Zëdhënësi i themeluesit të kompanisë amerikane pranoi se “kishte një marrëdhënie romantike gati 20 vjet më parë që përfundoi miqësisht”, por vendimi për të lënë bordin “nuk ishte aspak i lidhur me këtë çështje”

Bordi i Microsoft vendosi në vitin 2020 që Bill Gates duhej të hiqte dorë. Vendimi u mor pas një hetimi në marrëdhëniet romantike që Gates dyshohet se kishte për vite me një punonjës të ndërmarrjes, marrëdhënie të gjykuara të papërshtatshme. Raporton Wall Street Journal transmeton shqiptari.net.

Bordi i drejtorëve të Microsoft, thotë WSJ, punësoi një firmë ligjore në fund të vitit 2019 për të hetuar Gates pasi një punonjës pretendoi në një letër që ajo kishte pasur një marrëdhënie me themeluesin e kompanisë për vite me rradhë. Gjatë hetimit, disa anëtarë të bordit menduan se nuk ishte më e përshtatshme që Gates të ishte pjesë e tij.

Gates, sipas WSJ, dha dorëheqjen përpara se të përfundonte hetimi. Zëdhënësi i Gates pranon duke folur për WSJ se “kishte një marrëdhënie romantike gati 20 vjet më parë që përfundoi miqësisht”, por thekson se vendimi për t’u larguar nga Bordi “nuk ishte aspak i lidhur me këtë çështje”. Lamtumira e Gates me Microsoft, shton zëdhënësi, “ishte e lidhur me dëshirën për të pasur më shumë kohë për aktivitete filantropike”./shqiptari.net/