E fundit/ Pranohen ankimimet e LSI dhe PD, KAS hap live kutitë e votimit

441
0

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka marrë vendimin ditën e sotme që të hapen 24 kuti të materialeve zgjedhore sa i përket qarkut të Beratit.

Për hapjen e 24 kutive janë ngritur 6 grupe numërimi.

Ankimim ky i LSI, dhe më pas do të vendoset nëse do të ketë rinumërim apo jo të votave të 25 prillit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Beratit fituese rezultoi Partia Socialiste e cila siguroi 5 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfundoi pa asnjë mandat në këtë qark.

PD dhe LSI në ankimimet e tyre kanë kërkuar nga KAS që zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Beratit të ripërsëriten, pasi sipas tyre ka pasur parregullësi. LSI ka humbur mandatin në këtë Qark për vetëm 77 vota dhe pretendon se mund ta marrë atë.