Qeveria italiane ka miratuar një tejter paketë ndihme prej nje shume 8 miliardë eurosh për të mbështetur sektorët më të prekur nga pandemia, tha qeveria të hënën në një njoftim për shtyp.
Paketa shtyn afatet e taksave për bizneset në rajonet që janë nën kufizimet më të ashpra Covid-19.
Ajo gjithashtu ofron një ndihmë prej 1000 € për punëtorët në turizëm, arte dhe sporte, sektorë që janë goditur rëndë nga pandemia. Paketa parashikon gjithashtu fonde për forcat ushtarake dhe të policisë.
Puna e qeverisë vijon “për të zgjeruar dhe forcuar mbështetjen për punëtorët, profesionistët dhe bizneset italiane, të cilat nuk duhet të ndihen të vetme përballë vështirësive që paraqet kjo krizë Covid, nga e cila, jam i sigurt, së shpejti do të dalim të gjithë së bashku ,” tha Ministri i Financave Roberto Gualtieri në mbrëmje në faqen e tij në Facebook.