U shtrua te ‘Shefqet Ndroqi’, qytetari rrëfen cfare ndodh atje: Dëgjoja njerëzit qe..

2202
0

Maksim Ylli eshte ish-pacient i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe se fundmi ka rrëfyer eksperiencën e tij në spitalin COVID 2. Ai është shprehur se në fillim ishte skeptik për të shkuar në spital, pasi dëgjonte fjalët e njerëzve që mjekët dhe infermierët të trajtojnë shumë keq. Por më pas ai thotë se ndryshoi mendje dhe u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Qytetari thotë që kushtet ishin shumë të mira dhe mjekët e infermierët kujdeseshin shumë mirë për pacientët, ndaj ai bën thirrje që të ndalen gënjeshtrat, ndërsa shpreh respektin maksimal për stafin e spitalit.

“Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin. Pata kontakt me mjeken e spitalit, ajo më adresoi për ia analiza dhe bëra edhe skaner. Me t’i parë këto analiza dhe skaner, në drejtoi drejt spitalit të tiranës “Shefqet Ndroqi”, por duke dëgjuar llafet e njerëzve, thashethemet e njerëzve që nuk duhet të shkosh në spital në Tiranë se nuk sillen mirë, duke qenë pak skeptik me llafet e tyre, u mendova 1000 herë dhe thashë që të mos shkoj.

Pas disa ditëve ndryshova mendje dhe shkova në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Atje më drejtuan në katin e katërt, dhoma 30. Qe një kujdes i jashtëzakonshëm, një shërbim i jashtëzakonshëm. Doktoresha e pavionit Klodiana Bratja, ndjej respektet më të mira. Infermierët dhe Prof.Dr Perlati, drejtori i spitalit, na vinin përditë në dhomë. Kushtet qenë nga më të mirat, kështu që nuk duhet të dëgjoni llafet poshtë e përpjetë të njerëzve. Unë sot e kësaj dite jam në gjendej shumë të mirë. Edhe njëherë, stop gënjeshtrave, respekte për mjekët dhe infermierët”, thotë Maksim YYlli në videon e shpërndarë nga kryeministri Rama.