“Sapo nënshkrova një urdhëresë që ju lejon të mos përdorni maskën jashtë” nga 28 qershori. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili foli për Cartabianca në Rai3.
“Maska është dhe mbetet një mjet themelor – tha ai -. Sapo kam nënshkruar një urdhëresë e cila thotë se hiqet detyrimi për ta përdorur atë gjithmonë jashtë. Ajo domosdoshmërisht duhet të vishet vetëm kur distanca nuk mund të respektohet, por mbetet një pikë themelore e strategjisë sonë “.
“Eshtë e vërtetë që numrat tanë janë më të mirë se një muaj më parë, por – paralajmëroi ministri – ne nuk duhet ta konsiderojmë lojën të mbyllur”.