Edi Rama me dorë të hekurt ndaj drejtorëve, zbulohet lëvizja e bujshmee

1020
0

Presioni per doreheqje, si modeli qe socialistet po ndjekin per tu pr.ere kokat drejtoreve ne qarkun e Shkodres. Vala e letrave e statuseve ne rrjetet sociale per doreheqjen nuk jane asgje tjeter vecse nje skenar i pergatitur, ku drejtoreve te ikur e atyre qe do te ikin ju kerkohet ndjekja e kesaj rruge.

Duke dhene doreheqjen ata mund te perfitojne ne vazhdimesi emerime ne poste te tjera ne drejtorite rajonale, ne te kundert, me refuzimin ata shkarkohen dhe e humbin kete te drejte.

Por perse ky model i ndjeku? Pergjigjia eshte e thjeshte, ne syte e opinionit publik cdo gje shfaqet krejt normale, si nje zgjedhje e titullareve por qe ne fund te dites nuk eshte e tille, sepse ajo eshte vendimarrje e detyruar. Sic jane emeruar edhe po largohen thuajse te gjithe! Kete skandal e beri publik pak dite me pare edhe ish drejtoresha e zyres vendore te arsimit, e para qe pati guximin ta zbuloje publikisht nje fakt te tille. Rezistenca i kushtoi shkarkimin e per pasoje ajo nuk do te mundet te perfitoje nga nje pozicion tjeter, sic ne ditet e ardhshme do ti shohim te larguarit nga drejtorite e tjera.

Ky model i socialisteve tregon edhe njehere tjeter se reformat jane vetem per fasade dhe se deputetet e rinj po fortifikojne veten, duke shtrire tentakulat e influences kudo.

Askush nuk ka guxim te beje nje analize te thelle te asaj qe po ndodh ne partine socialiste, por pajtohen me vendimet e ligjvenesve te rinj qe per 4 vitet e ardhshme do te jene ata qe kane ne duar shume gjera, fatin e drejtorive, kush iken e kush vjen, investimet apo edhe per ti thene ndonje fjale Edi Rames.

Situata e rende qe po kalon Partia Socialiste eshte deshmia me e mire se keqmenaxhimi vijon, kur do te duhej te ndodhte e kunderta, te nisej me reformimin e deges, e me pas te shtrihej aksioni ne drejtorite perkatese per te patur binomin qe i duhet kesaj force politike, ne nje qytet ku e ka humbur identitetin e saj