Itali/ Draghi jep lajmin e mire: Nga kjo date kthehen zonat e verdha

1277
0

“Ne kemi vendosur të parashikojmë rifutjen e zonave të verdha nga 26 Prill, duke i dhënë përparësi aktiviteteve të hotelierisë në natyrë, si për drekë ashtu edhe për darkë”. Kjo u njoftua nga Kryeministri Mario Draghi, pas dhomës së kontrollit mbi masat e reja anti-Covid, duke folur për “rrezik të arsyetuar”.

“Ne mund ta shikojmë të ardhmen me optimizëm të matur dhe besim, por duhet të mbajmë sjellje korrekte”, shtoi ai.

Për rihapjet Draghi shpjegoi se qeveria ka marrë “një rrezik të arsyetuar, një rrezik të bazuar në përmirësimin e të dhënave” me një “probabilitet shumë të ulët që ne do të duhet të kthehemi”. Kjo sepse “fushata e vaksinimit po shkon mirë, me shumë surpriza pozitive dhe disa negative dhe kjo ishte thelbësore për marrjen e vendimeve” për rihapjen.

Vendimet e qeverisë për rihapjen “i përgjigjen shqetësimit të kategorive, operatorëve, familjeve, fëmijëve dhe çojnë në qetësi më të madhe në vend dhe hedhin bazat e një ringjalljeje ekonomike por edhe shoqërore”.