Aksident tragjik ne Itali/ Autobusi me fëmijë përplaset me ambulancën, vdesin 4 persona, mes tyre dhe shqiptari Sokol Hoxha

529
0

Një aksident tragjik mes një autobusi fëmijësh dhe një autoambulance u ka marrë jetën katër personave në Itali, një prej të cilëve është dhe shqiptari Sokol Hoxha.

La Repubblica raporton se aksidenti fatal u regjistrua ditën e sotme në rrugën mes Urbinos dhe Fermignanos. Katër persona humbën jetën nga përplasja, ndërsa u plagosën 7 të tjerë, katër fëmijë dhe tre shoqërues.

Në mesin e viktimave ndodhej dhe 40-vjeçari Sokol Hoxha me profesion mjek.

“Fëmijët ndërmjet 13 dhe 17 vjeç në autobus, rreth tridhjetë, dhe shoqëruesit e tyre u shpëtuan. Grupi vjen nga famulli të ndryshme të dioqezës së San Benedetto del Tronto-Ripatransone-Montalto Marche, në provincën e Ascoli Piceno: ato të Madonna della Speranza, San Pio V të Grottammare dhe San Basso e Cupra Marittima. “Fëmijët po ktheheshin pas një dite në Urbino, ku kishin shkuar për të parë skenat e lindjes së Krishtit”, tha këshilltarja për përfshirjen sociale të Grottammare, Monica Pomili.