Itali/ 3 shqiptare arratisen nga burgu, prenë hekurat dhe zbritën me çarçafë..

96
0

Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarë janë arratisur nga burgu i Trevisos. Rreth orës 5:00 të ditës së djeshme, pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë, 3 shqiptarë janë arratisur nga burgu i Trevisos.

Dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia e burgjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

I arratisuri, 27 vjeç ishte ndalur me një urdhër-arresti evropian.