Duke vrapuar nëpër ara, momenti kur shqiptarët arratisen nga burgu. (Video)

149
0

Ky është momenti kur tre shqiptarët arratisen nga burgu i Trevisos në Itali. Edison Pula, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, prenë hekurat e qelisë e më pas përdorën çarçafët për t’u larguar nga ambienti i burgut. Dy shqiptarët (ende të paidentifikuar) u kapën nga policia ndërsa vetëm Pula është në arrati.

U arratis nga burgu në Itali, Edison Pula, ‘zbërthyesi’ i qelive nga Nikla që i bëri atentat Gentjan Bejtjas Ai u prangos teksa bënte pazar në Trentino bashkë me shokun e tij, Imer Masha. Të dy u dërguan në burgun e Trevisos në Itali, por, brenda pak muajsh Pula organizoi një tjetër tentativë arratisjeje.

Edison Pula, 27-vjeçar që ka vënë në alarm autoritetet italiane pasi u arratis nga burgu në Treviso të Italisë mbrëmjen e kaluar konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Ai është pjesë e bandës së Niklës që u shkatërruar në vitin 2016 në kuadër të një operacioni “Shënjestra” që u zhvillua në Fushë Krujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.