Ishte duke punuar, shqiptari në Itali humb jetën

391
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka ndërruar jetë një 66-vjeçar shqiptar, i cili ishte duke punuar tokën.

Mediat italiane raportojnë se ka ndërruar jetë Rrok Gjoni 66 vjeç. Ai ishte duke punuar, ku në rrethana të paqartë e ka zënë makineria që korr barin, duke i marrë jetën.

Për nxjerrjen e trupit është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa mjekët që i ofruan ndihmën e parë konfirmuan se shqiptari kishte vdekur. Nga të dhënat e para raportohet se shqiptari nuk ishte i punësuar në ndonjë kompani të specializuar, por punonte vetë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetiemet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë që i mori jetën 66-vjeçarit shqiptar.