Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë nga aksidenti i autobusit në Itali: Italianët bënin foto dhe nuk afroheshin, i kerkova..

1237
0

Një shqiptar ka qenë nga të parët që shkoi në vendin e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së martës në Mestre të Venecias në Itali ku humbën jetën 21 persona. Bujar Bucaj, pronar i një restoranti aty pranë tha se pa të gjithë skenën nga xhamat e lokalit dhe se menjëherë pas rrëzimit të autobusit ka vrapuar për në vendin e ngjarjes. Ai u tha mediave italiane se kishte arritur të nxirrte 2 persona nga autobusi dhe se nëse do të kishte pasur ndihmë, edhe pasagjerë të tjerë ndoshta nuk do të kishin humbur jetën.

Ai thotë se i shtyrë nga instikti kaloi barrierat e rrugës dhe u gjend në vendin e tragjedisë. Sipas tij në fillim aty nuk kishte flakë.

“Zbrita poshtë dhe kur shkova aty doli një djalë dhe një burrë. Aty dëgjova të qara dhe ulërima brenda autobusit dhe u afrova. Kam arritur t’u jap një dorë dy fëmijëve të vegjël. Vajza ishte rreth 3 vjeç, vëllai i saj duhet të jetë rreth 10 vjeç.

I kam zhvendosur nga ai pozicion atje. Prej andej kërkova ndihmë nga personat që ishin aty mbrapa me makina, por nuk erdhën të më jepnin dorën. I vetmi që erdhi drejt meje ishte një zotëri që më hodhi një zjarrfikëse nga një mbikalim. E mora dhe u përpoqa të shuaja zjarrin” – thotë shqiptari.

“Nëse dikush tjetër do të kishte ardhur për të më dhënë një dorë, ndoshta do të ishte shmangur. Shumë të tjerë do të ishin shpëtuar. Nëse je vetëm, në panik, nuk di çfarë të bësh. 12 minuta pasi ndodhi aksidenti mbërriti makina e parë e policisë, më pas erdhi e dyta, më në fund mbërritën zjarrfikësit dhe ambulancat e ndryshme”- shton ai