E rëndë në Tiranë! 3 vjeçari ndërron jetë, shkoi tek dentisti, ia kthejne ne gjendje kome..

1533
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. 3-vjeçari Brian ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas një vizite tek dentisti.

Vogëlushi u dërgua tek dentisti për të rregulluar disa dhëmbë që i shkaktonin dhimbje dhe iu kthye prindërve i pajetë.

Sipas dëshmisë se prindërve për JOQ, i vogli ka qëndruar në gjendje koma për disa ditë dhe në momentin që është dërguar në spital i kanë thënë se i është helmuar mëlçia.

Prindërit e Brianit kanë kallëzuar penalisht dentistin dhe të bijën për pakujdesi në shërbim.