Ish-deputeti i PS: Edhe këtu në Shqipëri jetohet shumë mirë, shume shqiptarë janë kthyer nga emigracioni

171
0

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni thotë se 47 mijë shqiptarë janë kthyer nga emigracioni dhe kanë hapur biznese në vend.

Teksa fliste për çështjen e emigrimit masiv të shqiptarëve, Hyseni tha në emisionin “Open”, se edhe në Shqipëri mund të jetohet shumë mirë.

Pjesë nga debati në emision:

Alket Hyseni: 47 mijë janë kthyer sipas Instat dhe kanë hapur biznese. Unë e kam provuar çfarë është emigracioni, nga mali, si mijëra e mijëra të tjerë. Nuk është akoma si Anglia është shumë larg, por edhe këtu mund të jetosh shumë mirë.