“4 vitet e fundit kam kaluar një horror, jam i vdekur për së gjalli!” Çfarë i ndodhi Flori Mumajesit?

2
0

Një ditë më parë, Flori Mumajesi u shpreh kishte hequr disa nga këngët e tij më të shenjta nga Youtube pasi njerëzit i kishin harruar dhe se muzika e tij kishte vdekur. Një ditë më pas, kantautori ka publikuar disa video në Instastory ku flet rreth jetës personale dhe gjendjes së tij emocionale, që duket e ngarkuar.

Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Është histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën “Thjesht të du”, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova me shumë emocione dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën.  Një ditë pasi im atë doli nga spitali…” tha Flori.

Më pas, kantautori përmend viktimizimin. Ai i referohet dikujt që në një moment i referohet si “shoqja e ngushtë”, që sipas tij, e ka akuzuar se po viktimizohet duke bërë deklarata të tilla.

“Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar.

Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër. Ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot. Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as b**hë lëpirës, as pa dinjitet dhe e gjitha kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam: muzikën dhe dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.