Ish-bashkëshorti mori pjesë në rrëmbimin e të bijës, flet për herë të parë nëna e 14 vjeçares: kemi pesë vjet që..

1422
0

Nëna e 14 vjeçares që u gjet e vrarë në Maqedoninë e Veriut ka dhënë një intervistë për mediat serbe. Mes lotësh ajo tregon se jeta i është kthyer në ferr që kur mori vesh të vërtetën e hidhur.

Unë nuk jam në gjendje të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam ende në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj pse jeta ime më normale është kthyer në ferr.

Është thjesht e pakuptueshme për mua se si dhe pse vajza ime e vogël e bukur është tani në varr. Rëndësi ka vetem të zbuloj të verteten,” Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevskit të rrëmbyer dhe të vrarë brutalisht.

Më tej ajo shprehet se nuk e di nëse ish-i i saj ka pasur borxhe kumari, pasi nuk ka ndërhyrë në jetën e tij.

Epo, unë them që nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte dhe me kë. 

Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Nuk u grindëm për kujdestarinë, për edukimin, ai u lejua t’i shihte kur të donte ose kur të donin fëmijët. Nuk më interesonte jeta e tij. Jeta ime ishin fëmijët dhe puna ime. Ai ka mbetur vetëm që të më lërë të qetë,” – tha Zorica.

Vanja Gjorçevska u rrëmbye dhe u vra më 27 nëntor dhe babai i saj është në mesin e pesë të dyshuarve. Kjo është intervista e parë e nënës së Vanjës që nga vrasja e 14-vjeçares.