Në këmbë gjatë gjithë kohës, Turistët përmbysin gondolën dhe përfundojnë në kanal (Video)

128
0

Sa herë që udhëtojmë, kujdesemi që të marrim me vete sa më shumë kujtime, duke fotografuar çdo moment.

Megjithatë, ka disa raste kur në fakt dueht ta shijojmë udhëtimin, e për një moment, t’i harrojmë fotot. Shembulli më i mirë për këtë është një incident i ndodhur në Venecia me disa turistë, të cilët përfunduan në kanalet e qytetit italian, vetëm për të bërë foto.

Mediat e huaja raportojnë se turistët ishin duke shëtitur nëpër kanalet piktoreske me një gondola. Ata ishin duke bërë foto dhe duke u çuar në këmbë gjatë gjithë kohës, edhe pse drejtuesi i gondolës po u tërhiqte shpesh herë vëmendje që të qëndronin ulur e të mos lëviznin, pasi varka e tyre rrezikonte të përmbysej.

E pikërisht kjo ndodhi, pasi turistët injoruan paralajmërimet. Në një moment, gondola u përmbyt dhe ata përfunduan në ujërat e kanalit duke thirrur për ndihmë.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, turistët shiheshin duke u kapur në varkën e përmbysur dhe duke u përpjekur të tërhiqeshin në një varkë tjetër që kalonte.

Venecianët njihen për inciativat për të ndaluar turistët të vizitojnë qytetin historik italian, pasi sipas tyre, ata janë të bezdisshëm dhe ndotin ujërat e kanaleve.