“Shqipëria është komb i sajuar “, Akademiku serb provokon keq: mes gegëve dhe toskëve nuk meren vesh

113
0

Një ish-diplomat dhe anëtar i Akademisë së Shkencave serbe ka bërë deklarata provokuese në mediat e Beogradit lidhur me shqiptarët, Kosovën dhe krijimin e shtetit shqiptar.Tezat kundër shqiptarëve nuk janë vetëm pjesë e retorikës së nacionalistëve serbë, por gjejnë vend edhe në Akademinë e Shkencave të Serbisë nga anëtarët më të njohur të saj.

Slavenko Terziç, një historian dhe ish-diplomat i Serbisë në Rusi, në një intervistë televizive ka deklaruar se Shqipëria, Kosova dhe Kombi shqiptar janë një ide e sajuar.

“Kosova është një territor që aktualisht është i marrë Republikës së Serbisë. Çështja e Shqipërisë doli në Kongresin e Berlinit (1878) gjatë luftës mes Serbisë, Malit të Zi, Rusisë dhe Turqisë. Bismarku e ka thënë vet se nuk ka komb shqiptar, nuk kishin idenë e kombit. Edhe mes gegëve dhe toskëve nuk kuptohen. Nuk kishin ndërgjegjësim e një kombi”, tha Terziç.

Historiani që është vlerësuar nga akademia e Rusisë për studimet gjatë viteve 1800 dhe ftohet shpesh në mediat e Serbisë si njohësi më i mirë i Ballkanit shkon dhe më tej në provokimin e tij lidhur me Kosovën.

“Në këto 30 vite Perëndimi nuk ka zgjidhur asgjë në Ballkan. Asnjë çështje nuk është zgjidhur përfundimisht që nga Kroacia dhe deri të Bullgaria. Ne në Serbi hezitojmë të prezantojmë ca fakte për Kosovën. Arkivat e studiuesve thonë se në vitet 1800, Gjakova, Peja dhe Prizreni kanë pasur popullsi ku shumica ishin serbë ortodoksë dhe serbë mysliman”, tha Terziç.

Përveç tezave jo reale historike, Terziç njihet dhe si një intelektual i linjës pro ruse në Beograd. Ai ishte ndër të parët që bëri thirrje për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës dhe të mos bëhet asnjë lëshim ndaj Kosovë./Euronews/