Iranianët e MEK protesojne dhe përleshen para stendës së librit në Durrës, ndërhyn policia (VIDEO)

85
0

Hapja e Panairit Veror të Librit në Durrës është shënuar me një incident në qytetin bregdetar.

Një grup iranianësh të MEK, të cilët qëndrojnë në kampin e tyre në Manzë, u ngritën në protestë, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Ata kanë protestuar para stendës së disa personave me pankarta në duar, ku kanë hedhur librat në tokë.

U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Në lidhje me protestën kanë reaguar edhe zyrtarisht MEK, të cilët thonë se ato janë pjesë e një rrjeti spiunësh dhe ter oristësh të lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane.

Sipas MEK, rrjeti inteligjent-terrorist i IRGC dhe shërbimet e sigurisë të regjimit iranian vazhdojnë të veprojnë në Shqipëri.