E trishtë! Ndahet nga jeta profesori dhe ish-ministri i Bujqësisë

725
0

Haxhi Aliko, një pedagog dhe personalitet i Shkencave Veterinare në Shqipëri, është ndarë nga jeta pasditen e së mërkurës. Ai ka pasur një karrierë të spikatur si në fushën akademike ashtu dhe në atë politike.

Jeta e profesor Alikos ishte e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në të cilin u shkollua dhe zhvilloi një karrierë akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës “Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore”, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.

Po ashtu, profesor Haxhi Aliko është angazhuar dhe në politikë, ku është zgjedhur deputet e më pas ministër i Bujqësisë, shkruan newsbomb.al. Këtë post të fundit ai e ka mbajtur në vitin 1997, në qeverinë e Bashkim Finos.

“Angazhimi i tij më pas në politikë si Deputet dhe Ministër i Bujqësisë, i dha një dimension të ri dhe me peshë, profilit të këtij personaliteti të shquar. Kam patur fatin të isha student i tij, i frymëzuar nga formimi, stili i tij i veçantë pedagogjik, mënyra e komunikimit dhe elokuenca e pashembullt”, shkruan Panariti.